22-11-2024

Sot Ballkani-Llapi, optimizëm për fitoren e radhës

Në Superligën e Kosovës në futboll, sot luhen ndeshjet e xhiros së dytë. Në terrenin e tij Ballkani pret Llapin, në një takim që konsiderohet si një sfidë,  në pasi ndeshjen e parë si nikoqir për suharekasit, që startuan mirë pas rikthimit në kampionat, shkruan  “GazetaePrizrenit.net”.

Ballkani është rikthyer në këtë rang garash, pas 8 vjetësh dhe javën e kaluar fitoi 1:0 ndaj Lirisë me traditë në Prizren.

Ndeshja e sotme me Llapin pritet të zgjojë interesim tek adhuruesit e futbollit të kësaj ane.

Trajneri Bekim Shotani ka thënë se synohet vazhdimi i  ecurisë pozitive, ndërsa tregoi se djelmoshat e tij kanë punuar me seriozitet gjatë tërë javës duke u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.

‘Kemi ndërtuar skuadër homogjene dhe në ndeshjen kundër Llapit na kthehet edhe Jetmir Topalli e Borche Manevski që kundër Lirisë luajti vetëm 10 minuta dhe shënoi gol. Llapi ka skuadër tejet të fortë por ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe fitorja në javën e parë kundër Lirisë na ka liruar nga presioni” , citohet Shotani në faqen zyrtare të klubit.

Ndërkaq, Ballkani pret ndihmën e sportdashëve.”Xhebrailat” dhe shikuesit vendas do të jenë lojtari ynë i 12-të në fushë dhe do të jetë përparësi për ne prandaj shfrytëzoj rastin t’i ftojë të jenë sa më shumë” përfundoi deklaratën trajneri Shotani.

Ndeshja fillon në orën 16:45 në stadiumin e qytetit./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.