Sot beteja finale: Kush me kë garon?
Qytetarët e 18 komunave të Republikës së Kosovës, do të votojnë sot për kryetarët e tyre, meqenëse në këto komuna më12 tetori asnjëri kandidatë për kryetar nuk ka arritur që të marrë 50 për qind+1 votë për t’u shpallur fitues.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është në balotazh në 12 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në 6, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 5 ndërsa edhe katër parti të minoriteteve janë në garë në nga një komunë.

GARA PËR PRISHTINËN
Në Prishtinë, kryetari aktual, Përparim Rama, që garon me Lidhjen Demokratike ka përballë ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje.
GARA PËR PRIZRENIN
Në Prizren gara është mes kryetarit aktual Shaqir Totaj të PDK-së me kandidatin e LVV, Artan Abrashi.

GARA PËR GJILANIN
Në Gjilan, Alban Hyseni i LVV, kryetar aktual, është në garë me Arber Ismailin e LDK-së.
GARA PËR GJAKOVËN
Në Gjakovë, kryetari aktual Ardian Gjini i AAK-së ka përball kandidatin e LVV, Ardian Gola.
GARA PËR PEJËN
Në Pejë, kryetari aktual Gazmend Muhaheri i LDK-së sfidohet nga kandidati i LVV, Taulant Kelmendi.
GARA PËR MITROVICËN E JUGUT
Në Mitrovicë, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, si kandidat i LVV garon me kandidatin e PDK, Arian Tahiri.
Në komuna të tjera më të vogla:
Në Dragash, Bexhet Xheladini i LDK është në garë me Shaban Shabanin e PDK;
Në Rahovec, Smajl Latifi i AAK është në garë me Ali Dulën nga radhët e LVV;
Në Suharekë, Bali Muharrem i AAK është në garë me Ardian Shalën e LDK;
Në Mamushë, Abdulhadi Krasniq nga KDTP është në garë me Fikret Morinën nga Mamusha Halk Hareketi,

Në Kaçanik, Sabedin Vishi i PDK është në garë me Jeton Rakën nga LVV;
Në Klinë, Zenun Elezaj i AAK është në garë me Sokol Bashotën e PDK;
Në Fushë Kosovë, Valon Prebreza i LVV është në garë me Besnik Osmanin e LDK;
Në Obiliq, Xhafer Gashi i LDK është në garë me Halil Thaçin e LVV;
Në Viti, Sokol Haliti i LDK është në garë me Arsim Ademin e LVV;

Në Vushtrri, kandidati i PDK, Ferit Idrizi është në garë me Sylejman Mehollin e LVV;
Në Junik, kandidati i LDK, Ruzhdi Shehu ka përball kandidatin e AAK, Agron Kucci;
Në Kllokot, komunë me shumicë serbe, Bozidar Dejanovic i Listës Serbë garon me Srecko Spasic nga partia Srpska Narodna Slloga./ Ekonomia Online
