Sot derbi Drenica–Malisheva, Ballkani pret Feronikelin
Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së shtatë të sezonit të ri 2021/22.
Kryendeshja e programit të sotëm do të jetë ajo mes skuadrës së Drenicës dhe asaj të Malishevës, takim ky që zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”, përcjell KosovaPress.
Po ashtu, ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Gjilanit e Llapit, ku ky i fundit do të synojë që si mysafirë të regjistrojë fitoren e parë në këtë sezon.
Pas gjashtë xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Ballkanit me 12 pikë, një më pak se Malisheva, Drita e Drenica që mbyllin Top 4.
Në anën tjetër, skuadra e Ulpianës me pesë pikë, dhe Dukagjini e Llapi me nga tre pikë zënë pozitat e fundit në tabelë.
Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.
15:00 Drenica – Malisheva (Stadiumi Bajram Aliu)
15:00 FC Ballkani – Feronikeli (Stadiumi Suva Reka)
15:00 Gjilani – KF Llapi (Stadiumi i qytetit të Gjilanit)