12-03-2025

Sot derbi mes Drita – Ballkani

Para ndeshjeve të Champions League, adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi t’i shijojnë dy superndeshje që nisin nga ora 14:00.

Në Gjilan, zhvillohet derbi në mes të lideres së tabelës Dritës, dhe kampionit në fuqi të Superligës, Ballkanit.

Në rast të fitores sot, “intelektualët” do ta përforconin rrugën drejt titullit, derisa nëse fiton skuadra nga Suhareka, do të zvogëlohej diferenca në pikë nga 12 sa është aktualisht, në nëntë.

Kurse, Ferizaj përballet me Llapin.

Fitorja është jetike për të dyja skuadrat në luftën për mbijetesë.

Ferizajasit aktualisht renditen në vendin e gjashtë me 29 pikë, derisa llapjanët janë në vendin e tetë me 26 pikë./KK

Asnjë koment

Comments are closed.