Sot dita e parë e Bajramit të Fitrit
Myslimanët në të gjithë botën sot kremtojnë Bajramin e Fitrit.
Kjo ditë shënon fundin e një muaji të agjërimit nga agimi deri në perëndim të diellit, si dhe reflektimin shpirtëror dhe lutjen.
Kjo festë fillon me falje dhe kjo është zakonisht ngjarja kryesore, por ka shumë mënyra të tjera që edhe njerëzit festojnë.
Për myslimanët, Bajrami është një festë që bëhet pasi është kryer një nga detyrat më të rëndësishme fetare për ta, që është agjërimi i muajit të Ramazanit.
Në Kosovë ceremonia kryesor është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmet Fati”. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, pasi ka uruar besimtarët për këtë festë ka bërë thirrje për unitet.
Sipas tij, Fitër Bajrami është festa më popullpre që presin gjithë grupmoshat.
“Në këtë mëngjes të bukur jemi mbledhur në xhamitë tona për të festuar Fitër Bajramin, fest që bartë harenë, gëzimin në zemrat e besimtarit. Të gjithë besomtarët urojnë e gëzojnë, ngase për një muaj kanë zbatuar urdhërin e Zotit për agjërim”.
”Agjërimi për besimtarin është sakrificë që bëhet vetëm për Krijuesin dhe la arsye që të festojë me familje. Në Ramazan na bashkoi lutja, spfra e iftarit dhe prandaj sot kemi arsye që ta festojmë këtë fitër Bajram”, tha Tërnava.
“Ramazanin po e përcjëllim me krenari e me familje tona po e përcjëllim Fitër Bajramin. Fitër Bajrami është festa më popullpre që presin gjithë grupmoshat”, tha Tërnava.
Mesazhe urimi dërguan edhe qytetarët pas faljes së namazit të Fitër Bajramit. Ata kanë bërë thirrje që njerëzit të jetojnë në paqe dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Kjo festë pason muajin e Ramazanit, i cili filloi më 23 mars dhe u përmbyll më 20 prill. Traditë në festën e Fitër Bajramit janë vizitat nëpër familje mes të afërmve dhe miqve.