14 marsi, që njihet si “Dita e Verës” shënohet edhe në rajonin e Prizrenit. Sivjet, prej disa ditësh, përfshirë edhe muajin janar e shkurt, moti ishte si në pranverë, ndërsa ditët e fundit me temperatura deri në 17 gradë Celsius, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Ritet e festës së lashtë pagane iliro-shqiptare tradicionalisht janë ruajtur brez pas brezi nga populli. Kjo festë tradicionale është më e theksuar në fshatrat e Hasit, Vrrinit, Lumës dhe të Opojës.
Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.
Në Has, kjo festë njihet edhe si “Verëzat”.
Gjashte vjet më parë, Kuvendi i Komunës së Prizrenit e ka shpallur “Ditën e Verës” si festë zyrtare.
Kjo ditë në viset shqiptare në mënyrë më madhështore, shënohet në Elbasan. /GazetaePrizrenit.net/