Komuna e Rahovecit sot është në ditë zie pas humbjes së jetës së tre personave, në një aksident të rëndë trafiku, të premten që shkoi në Bërnjak, ku u lënduan rëndë edhe tre të tjerë.
Shpallja ditë zie në Rahovec bëhet në shenjë ngushëllimi me familjarët e viktimave.
Kryetari i Komunës, Smajl Latifi ka bërë të ditur se me këtë rast të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.
Në aksidentin tragjik që ndodhi në fshatin Bërnjak humbën jetën tre persona
Ndryshe, mbi 40 persona kanë gjetur vdekjen në rrugët e Kosovës për vetëm gjashtë muaj të vitit 2019.