Sot dy ndeshje interesante në Superligë, Ballkani luan si mysafir
Sot vazhdon java e 10-të e Superligës së Kosovës në futboll, ku zhvillohen edhe dy ndeshje interesante.
Në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqire e Ballkanit.
Një ndeshje tjetë interesante është ajo mes Gjilanit dhe Llapit, e cila zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00.
Dje nderkaq Ferizaji shënoi fitore në udhëtim ndaj Feronikelit ’74, me rezultat 0-1.