Sot dy ndeshje në Superligë, Ballkani mysafir
Sot janë dy përballje të rëndësishme, ndërsa nesër (e shtunë) do të zhvillohet një tjetër ndeshje, dhe të dielën dy takime të tjera që do të përmbyllin xhiron.
Ndeshja e parë e ditës do të luhet mes Dukagjinit dhe Ballkanit në stadiumin “18 Qershori” të Klinës.
Në takimin tjetër, Feronikeli ’74 do të përballet me Ferizajn në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.
Të dy ndeshjet janë paraparë të fillojnë në orën 15:00./GS