Sot dy përballje të forta në Superligë, Prishtina pret Malishevën
Pas pushimeve të ndeshjeve të kombëtarev, sot rikthen emocionet e Superligës së Kosovës në futboll.
Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje të vlefshme për javën e 14-të.
Më fillin nga ora 13:00, në stadiumin ”Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina e Re do të jetë nikoqire e Dritës.
Skuadra nga kryeqyteti renditet e fudnit në tabelë me 9 pikë, derisa ”Intelektualët” në vendin e tretë, me 20 pikë.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes Prishtinës dhe Malishevës, në stadiumin ”Fadil Vokrri”, më fillim nga ora 18:00.
”Bardhekaltërit” aktualisht janë lider në tabelë, me 26 pikë, ndërsa Malisheva renditet në vendin e shtatë, me 16 pikë.

