20-10-2024

Sot dy super ndeshje në Superligë, vëmendja në Suharekë

Dy ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohen sot nga ora 13:00.

Ballkani-Suhareka e zhvillojnë derbin lokal sot në Suharekë.

Ballkani momentalisht ka 14 pikë në vendin e tretë, teksa Suhareka është e gjashta me një më pak.

Duel tjetër shumë interesant do të jetë edhe ai mes Dukagjinit dhe Llapit.

Ekipi nga Klina që udhëhiqet nga Ismet Munishi është në krizë të rezultatetve, pas katër humbjeve rresht, teksa mban pozitën e parafundit në tabelë.

Në anën tjetër, Llapi i Tahir Batatinës është në pozitën e katërt me 14 pikë të grumbulluara.

Asnjë koment

Comments are closed.