Sot e nesër java e jashtëzakonshme e Superligës, 🏀⛹️vendoset kush bie nga liga…
Kjo mesjavë shënon fundin e garave të rregullta, por edhe fundin e dilemave, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Vetëm minutat e fundit do të përcaktojë se kush do të renditet në vendin e katërt, kush do të jetë në vendin e gjashtë dhe kush do të bie nga Superliga.

Ky ishte një nga edicionet më të ‘çmendura’ në elitë me luftë deri në fund sipas FBK-së.
Për vendin e katërt luajnë Peja dhe Ylli, ndërsa shumë interesant është gara në fund, ku Prishtina ka 37 pikë, një më shumë se Rahoveci 029 e Vëllaznimi.

Vendi i parë dhe dytë e kanë të siguruar gjysmëfinalet e “Play-off”-it, kurse në çerekfinale ndeshen vendi i tretë me të gjashtin dhe i katërti me të pestin.

ProCredit Superliga-Java 28
E mërkurë
18:45 Trepça – Sigal Prishtina
18:45 Vëllaznimi – Peja
18:45 Golden Eagle Ylli – Rahoveci 029
E enjte
18:45 Bashkimi – Bora

