87 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë.
Prej tyre 7 raste të reja janë nga komuna e Prizrenit, ndërsa të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sipas IKSHPK-së, sot janë marrë 202 mostra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Njoftohet se janë shënuar 31 pacientë.
Rastet tjera pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 33 raste, komuna e Podujevës 6 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Mamushës 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, Komuna e Drenasit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Malishevë, Viti dhe Pejë”.