28-09-2024

Sot edhe tri ndeshje në Euro 2024, ja përballjet dhe orari

Kampionati Evropian i futbollit do të vazhdojë sot edhe me tri ndeshjet të tjera, në kuadër të fazës së grupeve.

Nga ora 15:00 në stadiumin  “Merkur Spiel-Arena” do të ndeshen Sllovakia dhe Ukraina në kuadër të grupit E. Sllovakia e fitoi ndeshjen e parë kundër Belgjikës, kurse Ukraina pësoi disfatë nga Rumania.

Nga ora 18:00 në stadiumin “Olympiastadion” në Berlin pritet dueli ndërmjet Polonisë dhe Austrisë në grupin D. Këto dy skuadra do të kërkojnë fitoren e parë në këtë grup pasi u mposhtën nga Holanda, përkatësisht Franca.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme do të jetë ajo ndërmjet Holandës dhe Francës, dy skuadrat liderë të grupit D dhe fituesi i këtij ballafaqimi do ta siguronte kualifikim në fazën tjetër./GS

Asnjë koment

Comments are closed.