24-11-2024

Sot fillon furnizimi me targa

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës (MPB) ka njoftuar se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.

“Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen tek Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.