Sot i jepet lamtumira e fundit djalit të vetëm të familjes Gashi, që humbi jetën në vendin e në Prizren
Sot i jepet lamtumira e fundit të riut Shpejtim Gashi nga komuna e Suharekës, i cili dyshohet se humbi jetën në rrethana tragjike, duke rënë nga lartësia e objektit ku po punonte, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur në njoftimin mortor, varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 18:00, në fshatin Peqan.
Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët deklaruan se kanë nisur hetimet fillestare.
Ndërsa, për Sinjalin kanë folur edhe nga kkompania “Cima Construction” në të cilën tashmë viktima po punonte.
“Po, është e vërtetë. Punëtori ka rënë nga lartësia. Me pjesën tjetër po merret Policia”, ka thënë Ardian Cana, menaxheri i kompanisë “Cima Construction”.
Siç raportojnë mediat lokale, Shpejtimi ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa ka shtatë motra.