25-11-2024

Sot janë hapur xhamitë dhe kishat në tërë vendin. Këto janë masat që duhet të vazhdojnë të respektohen

Me vendim të ri qeveritar, sot janë hapur xhamitë dhe kishat në tërë vendin. Mirëpo, besimtarët duhet të ndjekin një protokoll sigurie që ndihmon në parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Besimtarët e krishterë kanë mundësi që të Dielën e Rrëshajëve të mund të kremtojnë me mesha nëpër kishat anë kënd Kosovës.Ndërsa, besimtarët myslimanë do të mund që pesë kohët e namazit dhe të xhumasë t’i falin nëpër xhami.

Bashkësia Islame e Kosovës rekomandon besimtarët që gjatë prezencës në xhami të vazhdojnë t’i përmbaheni masave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për parandalim të përhapjes së virusit, i cili edhe më tej vazhdon të jetë prezent në Kosovë.

Masat që duhet të vazhdojnë të respektohen për prezencë në xhami, janë:
– Të merret abdest në shtëpi
– Të vendosen maskat– Të ketë dezinfektues duarsh në xhami
– Të mbahet distanca sociale

– Të mos ketë tubime tjera përveç namazit, pra jo tubime me vijues të mësim besimit, jo mukabele, jo ligjërata me përjashtim të hutbes së xhumasë.
– Ligjërata e xhumasë mos të zgjatet më tepër se 10 minuta
– Të mos shfrytëzohen abdes-hanet dhe tualetet e përbashkëta.

BIK lut të gjithë besimtarët që do t’i frekuentojnë xhamitë të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen masave të rekomanduara nga Ministria e shëndetësisë.

Asnjë koment

Comments are closed.