25-05-2025

Sot java e fundit në Superligës, definohen shumë gjëra

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 36-të të Superligës, me të cilet mbylli edhe sezoni futbollistik në Kosovë.

Aty do të vendosn përfundimsht skuadrat të cilat do të marrin pjesë në garat evropiane dhe ato që do të largohen nga elita e futbollit kosovar.

Vëmendja do të jetë në ndeshjet mes Prishtina – Malisheva dhe Ferizaji – Gjilani.

Malisheva dhe Gjilani po luftojnë për vendin e tretë, që dërgon në evropë, me skuadrën malishevase qëka dy pikë më shumë në tabelë.

Interesante do të jetë edhe gara e mbijetesës, mes Llapit dhe Suharekës.

Skuadra nga Podujeva ka 44 pikë dhe renditet në vendin e tetë, dy më shumë se ajo nga Suhareka.

Llapi do të jetë nikoqire e Dukagjinit, derisa Suhareka përballet me rivalin lokal, Ballkanin.

Në rast se pozitat në tabelë nuk ndryshojnë, Llapi do të duhej të luaj ndeshjen e barazhaid ndaj Vushtrrisë, derisa Suhareka do të përshendetet nga elita e futbollit kosovar.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 16:00./IO

 

Asnjë koment

Comments are closed.