Sot, koncerti solistik i flautistes së re prizrenase, Berra Kruemali
Sot, (12 maj 2025) , në ora 19:00, Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” do të mbahet koncerti solistik i flautistes së re, Berra Kruemali, nxënëse në shkollën e mesme të muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren.
Kjo performancë artistike përbën një moment të rëndësishëm në rrugëtimin muzikor të Kruemalit, e cila do të interpretojë vepra të autorëve të njohur të muzikës klasike, që kanë ndikuar në formimin e saj artistik.
Ngjarja organizohet me mbështetjen e profesoreshës së saj Kaltrina Krasniqi, në bashkëpunim me korepetitoren Ilirjana Rekathati. Mysafire speciale në këtë mbrëmje do të jetë Ulpiana Gërmizaj.
Organizatorët ftojnë publikun artdashës të jetë pjesë e kësaj mbrëmjeje muzikore.
E hënë: 12 maj 2025, në ora 19:00.