Sot: Liria mysafire e KEK-ut, Ballkani pret Gjilanin
Liria e Prizrenit sot do të luaj në Kastriot (Obiliq) si mysafire e ekipit të KEK-ut.
Ndeshja konsiderohet mjaft e rëndësishme për Lirinë që pas fitoreve të radhës synon ta përmirësoj pozitën në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Liria tashmë radhitet e 10-ta me 16 pikë, apo një më shumë se Ferizaj, që është i parafundit me 11 pikë.
KEK-u, ndërkaq është e fundit në tabelë me vetëm 1 pikë. Ky ekip nuk ka asnjë fitore, dhe gjatë këtij sezoni ka arritur vetëm një barazim.
Ekipi tjetër i rajonit të Prizrenit, Ballkani i Suharekës ndërkaq, po ashtu sot pret në terrenin e tij ekipin e Gjilanit. Ballkani ndodhet një vend para Lirisë, me dy pikë më shumë.
Të dy ndeshjet nisin në ora 13:30./GazetaePrizrenit.net/.