23-11-2024

Sot lirohen 5 pacientë të shëruar me koronavirus, 2 në gjendje të rëndë!

Sipas raportit ditor të Klinikës Infektive, sot me 17.04.2020, janë  hospitalizuar 52 raste me Covid- 19.

Sot, do të lirohen edhe 5 pacientë të shëruar nga Covid 19.

 

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon:

 

40 raste janë në gjendje stabile, 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 2 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe një paciente është në ventilim mekanik.

Në ora 12:30, para Klinikës Infektive do të prononcohen mjekët specialistë lidhur me gjendjen e pacientëve./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.