Sot luhen dy ndeshje interesante të Superligës, njëra në Suharekë
Sot luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Gazeta e Prizrenit.
Ballkani e pret Drenicën në Suharekë, ndërsa Malisheva luan në Gjilan.
Të dyja këto ndeshje luhen nga ora 13:00.
Dje ndërkaq u zhvilluan tri ndeshjet e para të kësaj jave. /Gazeta e Prizrenit