25-11-2024

Sot mbahet Mbledhje Komemorative për profesorin prizrenas, Masar Shporta

Dje, në moshën 94-vjeçare ka ndërruar jetë, profesori, veteranit i arsimit dhe ish-anëtari i  Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e LDK-së (pas luftës së fundit), Masar Shporta.

Po ashtu ishte edhe mësimdhënës në ish-SHLP-në “Xhevdet Doda” në Prizren, drejtimi Matematikë, ndërsa në vitet 1980-1985, drejtor i kësaj shkolle, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Sot në orën 10:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, do të mbahet Mbledhje Komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të njohur prizrenas, Masar Shporta.

Lamtumira e fundit të ndjerit do t’i jepet sot në varrezat e Prizrenit. / GazetaePrizrenit.net/

Lexo edhe:

Ndahet nga jeta profesori dhe ish-kuvendari i Prizrenit, Masar Shporta

Asnjë koment

Comments are closed.