25-11-2024

Sot mbahet provimi i maturës shtetërore

 

Sot është dita kur nxënësit e shkollave të mesme do t’i nënshtrohen provimit të matures shtetërore.

Testimi pritet të nisë nga ora 10:00. Ndërkaq, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) tashmë ka njoftuar se të gjitha përgatitjet për organizmin e këtij provimi janë realizuar.

“Në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë”, thuhet në njoftim.

Mbajtja e telefonit brenda qendrave të testimit është e ndaluar.

Testi do të organizohet në 178 qendra të testimit. Këtë vit, në sallën e testimit përpos administruesve do të jetë edhe një mbikëqyrës.

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më datën 3 korrik.

 

Asnjë koment

Comments are closed.