21-06-2025

Sot mbahet Provimi i Maturës Shtetërore

Sot, më 21 qershor 2025, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore në të gjitha komunat e vendit. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), duke njoftuar se në këtë provim do të marrin pjesë 18.800 maturantë nga i gjithë vendi.

MAShTI ka siguruar se janë ndërmarrë të gjitha masat për një proces të qetë dhe korrekt, përfshirë angazhimin e trupave mbikëqyrës, ekspertëve të IT-së dhe ekipeve lëvizëse, që do të monitorojnë vazhdimisht rrjedhën e testimit.

Në njoftim, MAShTI i ka bërë thirrje maturantëve që të respektojnë rregullat e përcaktuara – veçanërisht ndalimin e telefonave dhe pajisjeve të tjera elektronike brenda qendrave të testimit. Ata që do të tentojnë të hyjnë me pajisje të tilla nuk do të lejohen të marrin pjesë në provim.

Gjithashtu, MAShTI ka bërë të ditur se hyrja në qendrat e testimit do të mbyllet në ora 10:00, dhe pas kësaj ore nuk do të lejohet hyrja e asnjë personi të paautorizuar deri në përfundimin e testit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.