Sot mbledhja e Kuvendit të Prizrenit, shqyrtohet mundësia për mjete financiare të porsalindurve
Kuvendi Komunal i Prizrenit, sot do të mbajë mbledhje të rregullt, në të cilat janë paraparë disa çështje, raporton Gazeta e Prizrenit.
Për këtë mbledhje janë paraparë këto pika të rendit të ditës:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të datës 26 janar dhe 23 shkurt 2021;
- Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
- Informatë për gjendjen shëndetësore të qytetarëve të Komunës së Prizrenit rreth situatës së Pandemisë COVID-19 (SARS-COV2);
- Diskutim për mundësinë e marrjes së vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për fëmijët e porsalindur;
- Informatë rreth raportit të realizimit të buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2020;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara nga të hyrat vetanake të vitit 2019 dhe 2020 në vitin 2021;
- Informatë, rreth raportit të Komitetit të Përbashkët monitorimin-zbatimin e dispozitave të “Kartës së Qytetit”;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit nr.001/011-160219 të datës 26 tetor 2019, për miratimin e Kartës së Qytetit “ E drejta mbi qytetin e Prizrenit”;
- Raporti i punës i Zyrës – Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi gjinore për vitin 2020;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për lejimin e pagesës për shujta për të gjithë të punësuarit e administratës në Komunën e Prizrenit;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendim mbi dhënien e pronave komunale në shfrytëzim afatshkurtër organizatave të shoqërisë civile dhe themelimin e Komisionit Vlerësues;
Po ashtu me rekomandim të KPF-së rekomandoi në rendin e ditës së mbledhjes së III (tretë) të rregullt për vitin 2021 të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, pritet të shtohen edhe dy pika të tjera, “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-33085 të datës 25 shkurt 2021 për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër” dhe “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për ndryshimi dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-33086 të datës 25.02.2021 për formimin e komisionit vlerësues për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër”.
Mbledhja do të mbahet në selinë e KK-së, të njohur si ‘Shtëpia e Bardhë’. /GazetaePrizrenit.net