23-11-2024

Sot mbyllet afati për ankesa në PZAP

Subjektet politike dhe kandidatët të cilët janë të pakënaqur me rezultatet përfundimtare të KQZ-së kanë të drejtë të paraqesin ankesa deri në ora 10:00 të ditës së sotme.

Pas pranimit të vendimit nga PZAP-i, subjektet politike që janë sërish të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Ankesat e para, siç raporton rtk, tashmë kanë shkuar në adresë të PZAP-së.

Partitë që kanë dorëzuar ankesa janë LDK, PDK, koalicioni Nisma-AKR-PD si dhe partitë e minoriteteve.

Asnjë koment

Comments are closed.