Sot më shumë foshnja të lindura në Prizren
Në maternitetin e spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 14 raste të lindjeve, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
9 meshkuj
5 femra
4 lindje “cezariane” (me operacion).
Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është rritja e numrit lindjeve, krahasuar me ditën paraprake kur janë regjistruar vetëm 10 raste. Po ashtu vlen të përmendet se edhe numri i djemve të lindur është më i madh apo gati dyfish se sa vajza./GazetaePrizrenit.net/