20-11-2025

Sot ndërprerje të rrymës në disa zona të rajonit të Prizrenit

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 20.11.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas zonave:

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit   – 1.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Budakova (kodi: 32000008) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

Vendet: Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaqina I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II dhe Budakova.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

* * *

Punime nga pala e tretë – 1.

Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Kamenica (kodi: 31000029) prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Lagjet Gurishti, Petrovë dhe Arbana.

Arsyeja: Ri-sistemimin e shtyllave të betonit 12/1600 dhe kabllove të tensionit të mesëm, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

 

Asnjë koment

Comments are closed.