23-11-2024

Sot ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it, Ylli luan si mysafire

Sot fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit.

Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që u rënditën më lartë dhe ku katër skuadra do të luftojnë për trofeun e çmuar.

Peja dhe Golden Eagle Ylli kishin pikë të barabarta pas 28 xhirosh, por pejanët ishin më të mirë në ndeshjet direkte. Dy skuadrat verdhezi kishin nga 19 fitore e nëntë humbje.

Kampionët kërkojnë të mbrojnë titullin e fituar edicionin e kaluar, derisa therandasit ta rikthejnë pasi ishin shpallur kampionë në dy edicionet paraprake. Ylli në çerekfinale të “Play-off”-it kishte mundur Bashkimin 2:0 për të depërtuar në gjysmëfinale, ku pritet super përballje.

Gjysmëfinalja tjetër pritet të jetë edhe më e zjarrtë mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Mitrovicasit e përfunduan edicionin në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, ndërsa bardhekaltrit u renditën në vendin e katërt me 16 fitore e 12 humbje, kurse në çerekfinale eliminuan Vëllaznimin 2:1. ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke e kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion, kurse prishtinasit së fundi fituan në Ligën Ballkanike, duke kërkuar titullin të rikthehet në kryeqytet.

Në katër sfidat e Prince Caffe Superligës, në këtë edicion ka fituar Trepça, ashtu si edhe në finale të Kupës, Superkupës dhe gjysmëfinale të Ligës Unike.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Gjysmëfinalet 1

E shtunë

17:15 Peja – Golden Eagle Ylli

E diel

19:00 Trepça – Sigal Prishtina

Asnjë koment

Comments are closed.