24-11-2024

Sot, në Ditën e Gruas, mbahet marshi protestues “Marshojmë s’festojmë

Aktiviste e aktivistë të kolektivit “Marshojmë s’festojmë”, sot organizojnë marshin protestues nga ora 12:00.

Njoftimi i plotë i marshit protestues:

Në 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Grave, të revoltuara/revoltuar dhe në solidaritet me të gjithë ato/ata që protestojnë sot në botë, ne MARShojmë s’festojmë – për të drejta ekonomike dhe shoqërore, si parakusht për një qyetari të njëmendët.

Duam punësim pa shfrytëzim, barazi, liri dhe drejtësi shoqërore. Kërkojmë punësim me pagë që na mundëson jetë me dinjitet. Duam sigurim shëndetësor, siguri në punë, dhe punë pa diskriminim për të gjitha/ë pa dallim etnie, religjioni, moshe, shkollimi, orientimi seksual, identiteti gjinor dhe aftësisë.

MARShojmë S’Festojmë për barazi në punësim, përfaqësim politik, dhe në familje. Pabarazia në punë dhe në relacion me punën ndikon më së shumti tek grupet e margjinalizuara. Prandaj, ne protestojmë kundër seksizimit, homofobisë, transfobisë dhe racizimit.

Protestojmë kundër dhunës gjinore dhe ngacmimeve seksuale ndaj vajzave dhe grave.

Kolektivi feminist qytetar ‘MARShojmë S’festojmë’ bën thirrje shoqërisë për t’u mobilizuar kundër pabarazive dhe shfrytëzimit në punë, në sferën publike dhe private; bënë thirrje institucioneve të kenë qasje proaktive për të adresuar çështjet e punësisë, varfërisë, dhe pabarazisë gjinore në punë dhe nё shtёpi, me theks te gratë.

Kolektivi feminist qytetar ‘MARShojmë S’festojmë’ është inciativё qytetare që synon të jetë zёri për të shtypurat/it në shoqëri. Përbëhet nga qytetare/ë, aktiviste/ë për të drejtat e grave, grupe sindikaliste dhe të punëtorëve, akademike/ë, artiste/ë media dhe OJQ tё ndryshme.

12:00 – 14:00 – MARShojmë S`festojmë

Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti”, Banka Qendrore e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Policia e Kosoves, Parlamenti/Qeveria e Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.