Sot në ora 11:00, do të bëhet përurimi i shtegut të ri Via Ferrata “Panorama” në Prizren, e cila gjendet në lokacionin e Grykës së Lumbardhit (4.5 km nga qendra e qytetit).
Në njoftimin e Komunës, thuhet se ky shteg është produkti më i ri turistik i Prizrenit, i cili është realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përmes projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat”.
Prezentë në përurimin e këtij shtegu do të jenë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, drejtoresha e Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC, Katharina Stocker, kryetari i SHB Sharri, Sadik Shporta dhe të ftuar të tjerë./GazetaePrizrenit.net