Sot në Has inaugurohet rruga që lidh fshatrat kufitare Gorozhupin e Pogajn e Shqipërisë
Sot bëhet inaugurimi i rrugës ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, konkretisht mes fshatrave Gorozhup të Kosovës e Pogaj të Shqipërisë, percjell Gazeta e Prizrenit.
Ministria e Infrastrukturës thotë se ky projekt është rezultat i marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me qëllim të forcimit të lidhjeve infrastrukturore dhe zhvillimit rajonal.
Në ceremoni pritet të jenë të pranishëm zyrtarë shtetëror, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj e kryetari i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti.
Spotet zgjedhore:
