Sot në orën 15:00 rishikohen masat anti-Covid në Kosovë
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pas një takimi me krerët e institucioneve shëndetësore ka treguar që në mbledhjen e ditës së sotme pritet të rishikohen masat në fuqi dhe të vendoset për pushimin pranverorë në të gjitha nivelet e arsimit, shkruan Express.
Hoti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se sot në ora 15:00 do të mblidhet Komiteti Anti COVID-19, kur edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi.
Ndërsa, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka propozuar që të ketë një javë pushim në institucionet arsimore nga data 22 mars, për shkak të rritjes së numrit të përgjithshëm të infektuarve me COVID-19.
Hoti ditë më parë ka treguar se janë duke shqyrtuar mundësinë për fillimin e mësimit online, në të gjitha nivelet e arsimit për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi./Express/