09-11-2025

Sot në Prizren derbi i madh: Bashkimi synon fitore ndaj Yllit

Java e pestë e Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë përballje shumë interesante, ku spikat derbi i rivalëve të vjetër ndërmjet Sigal Prishtinës dhe GO+ Pejës.

Përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë të tensionuara dhe pritet që edhe këtë herë të ofrojnë spektakël për tifozët. Bardhekaltrit kanë nisur edicionin me tri fitore dhe një humbje, ndërsa pejanët kanë katër fitore në katër ndeshje. Të dy skuadrat garojnë edhe në Ligën ENBL, gjë që e bën këtë sfidë edhe më tërheqëse.

Sot në Prizren, do të zhvillohet përballja ndërmjet Golden Eagle Ylli dhe Bashkimit. Therandasit kanë një fitore dhe tri humbje, ndërsa prizrenasit kanë regjistruar katër fitore në katër ndeshjet e para të elitës.

Po ashtu, në Prizren zhvillohet edhe një tjetër sfidë më hënën, ndërmjet Rahovecit 029 dhe Vëllaznimit. Të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe tri humbje, duke e bërë këtë duel më të baraspeshuar dhe interesant.

Ndeshja ndërmjet Borës dhe Trepçës është shtyrë për shkak të problemeve me palestër për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.

Orari i Superligës – Java 5

E diel


17:00 – Sigal Prishtina vs GO+ Peja

19:00 – Golden Eagle Ylli vs Bashkimi

E hënë

16:00 – Rahoveci 029 vs Vëllaznimi

Bora vs Trepça (shtyhet)

Asnjë koment

Comments are closed.