23-11-2024

Sot në Prizren mbahet konferenca “Kënga qytetare në trojet etnike”

Në kuadër të festivalit dyditor “Kënga qytetare na bashkon në Prizren”, që nisi të mërkurën në mbrëmje në këtë qytet, sot pasdite do të  mbahet Konferenca me temën  “Kënga qytetare në trojet etnike”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në konferencë do të ligjërojnë njohës të muzikës qytetare,  përfshirë edhe ata nga trojet shqiptare. Konferenca do tw mbahet në lokalet e SHKA “Agimi” në Prizren, duke filluar nga ora 16:30.

Ndërkaq, në mbyllje të festivalit, me fillim në ora 19:30, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren vazhdon nata e dytë dhe e fundit e  festivalit “Kënga qytetare na bashkon në Prizren”.

Sipas programit para adhuruesve të kësaj muzike sonte paraqiten AK “Xheladin Zeqiri“ Tetovë, AK “Grupi i këngës qytetare” Berat, pastaj AK “Gjilani” dhe AK “Isuf Myziri” nga Elbasani./GazetaePrizrenit.net.

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.