Sot në Prizren përurohet libri “Një shqiptar në CIA” i Bashmir Xhemajt
Sot në mesditë në Prizren, do të bëhen promovimi i librit “Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës” i autorit Bashmir Xhemaj, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Prizreni është qyteti i lindjes së Berishës, kryepersonazhit të librit, që të zgjoj interesimin e shumë lexuesve kudo në Kosovë.
Libri i rrallë që bën fjalë për një shqiptar që u rreshtua përkrah Agjencisë Amerikane të Inteligjencës (CIA) pas Luftës së Dytë Botërore, është mbështetur në arkiva të CIA-së dhe shumë burime të tjera arkivore e intervista në Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Gjermani, Angli dhe Greqi.
Disa prej historianëve dhe studiuesve në promovim e kanë vlerësuar lartë stilin e shkrimit, rrëfimin për kryepersonazhin Destan Berisha dhe numrin e madh të burimeve arkivore të përdorura.
Libri është vlerësuar si i rrallë dhe shumë i vlefshëm për historiografinë shqiptare.
Promovimi bëhet në librarinë “Altera” Prizren, duke filluar nga ora 13:00./ GazetaePrizrenit.net