Sot në Prizren qëndron përfaqësuesit i lartë të BE-së, Borrell
Sot pasdite në Prizrenit do të qëndrojë përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian (PL/NK), Josep Borrell, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Ai do të pritet nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Në programin e tij janë, në ora 15:45 parashihet një ecje nëpër qendrën historike të Prizrenit, rruga “Farkëtarët”, pranë Urës së Gurit.
Më vonë, ai do të ketë takim me kryetarin e Komunës dhe përfaqësuesit e komuniteteve në Prizren. / GazetaePrizrenit.net/