Sot në qendër të Prizrenit interpretoi Folk grupi nga SHBA-të
Sot pas dite në qendër të Prizrenit, në sheshin e hapur të Lidhjes, tek shtatorja e heroit “Komandant Kumanova” ka interpretuar grupi nga Oklahoma nga SHBA, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Ata me këtë rast kanë interpretuar disa këngë, para disa adhuruesve të këtij zhanri të muzikës, kryesisht të rinj, nxënës e studentë.
Interpretuesit amerikanë janë duke vizituar Kosovën në kuadër të një programi të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në partneritet me Zërat e Amerikës – Muzika Amerikane Jashtë Vendit.
Nga 3 deri më 8 prill ky grup do të mbajë koncerte publike dhe punëtori për nxënës në tërë Kosovën.
Koncerti ishte i hapur për publik dhe mediume./GazetaePrizrenit.net/