16-09-2024

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ora 15:15
Në kuadër të ceremonisë së largimit të ushtarëve gjermanë të KFOR-it nga Prizreni, mbahet një shëtitje në Kampin Fushor gjerman në këtë qytet.

Ora 16:00
Në kuadër të manifestimit lamtumirës për tërheqjen e forcave ushtarake të KFOR-it gjerman nga kampi ushtarak në Prizren, në “Shadërvan”, do të organizohet parakalimi festiv nën përcjelljen e orkestrës ushtarake.

Ora 16:30
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin lamtumirës nga ushtarët e KFOR-it gjerman. (Sheshi Shatërvan në Prizren).

Ora 18:00
Në selinë e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, organizohet një pritje për mysafirë, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga politika gjermane dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës,  Christian Heldt, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.