24-11-2024

Sot, në Rogovë të Hasit do të varroset i riu Zenel Gashi, që humbi jetën tragjikisht në Zvicër

28-vjeçari, Zenel (Nasip) Gashi nga fshati Rogovë e Hasit,  që humbi jetën tragjikisht në Zvicër, do të varroset sot në vendlindjen e tij,  raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Nëpërmes postimeve në rrjete sociale, nga miqtë dhe nga faqja “Rogova”, njoftohet se Zeneli gjithmonë do të mbahet mend si një njeri i urtë, i dashur e me virtyte të larta humane, ndëra vlerësohet edhe një kontribut i madh i tij në vendlindje, sidomos do të kujtohet si një sportist i talentuar.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet, sot (e premte), në ora 14:00 në varrezat e lagjes (Kodra e Bicës) në Rogovë.

Gashi u gjet i pajetë në rrugë dhe kishte humbur një sasi të madhe gjaku në Biere të Zvicrës. Autori i dyshuar i vrasjes me thikë, thuhet se është një shtetas kosovar 55-vjeçar, që është arrestuar nga Policia.

Sipas hetimeve të deritanishme rezulton se dy personat kishin njohje me njëri-tjetrin, ndërsa po vijon puna për të zbuluar se cilat ishin arsyet që çuan në krim.

Gashi, i cili nuk kishte vendbanim të njohur në Zvicër, vdiq në vend të ngjarjes si pasojë e një plage me thikë në zonën e gjoksit. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.