23-11-2024

Sot në sheshin e LSHP-së në Prizren, promovohet leximi i hapur

Në kontekstin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, në sheshin e Lidhjes Shqiptare në Prizren, sot në orën 12:00, promovohet leximi i hapur, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ky aktivitet mbahet nga organizata joqeveritare “Environment & Community Development” (ECD) me seli në Prizren për nder të Mijëvjeçarit të Prizrenit dhe 23 Prillit, shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Librit, në bashkëpunim me shoqatën “Ilkem Kosova”.

Përmes këtij aktiviteti të gjithë qytetarët përfshirë kalimtarët e rastit do të inkurajohen për rëndësinë e librit dhe se ky aktivitet të kuptohet si një pikënisjeje e praktikumit në vazhdimësi të leximit të librit edhe në ambiente të hapura në qytetin historik të Prizrenit./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.