23-11-2024

Sot nis rinumërimi i 313 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që sot të nis rinumërimi i 313 vendvotime për shkak të gabimeve teknike në formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve.
Këto vendvotime nuk kanë arritur të procesohen si të rregullta për shkak të parregullsive.

Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, u shpreh se kanë rekomanduar që të rinumërohen 303 vendvotime për shkak se në formularët e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve shënimi i rezultateve ka filluar nga subjekti 112 dhe jo nga subjekti i parë 111.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, është shprehur se në këto vendvotime bëhet fjalë për gabim teknik dhe jo për manipulim.

Ajo tha se formularët janë shtypur gabimisht dhe se fajtori për këtë gabim ajo tha se do të zbulohet gjatë ditëve në vijim.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, përfaqësuesi i PDK-së Ilir Gashi dhe ai i LDK-së Sami Hamiti, kanë kërkuar që të rinumërohen edhe 224 kuti të votimit, që sipas tyre ka pasur përmirësim të votave. Por, kjo nuk është pranuar nga anëtarët e tjera, pasi sipas tyre, QNR duhet të vazhdojnë me punën e saj dhe kur të evidentohen ato të sillet rekomandimi në KQZ për rinumërim të tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.