26-11-2024

Sot nis vaksinimi i personave mbi moshën 65 vjeçare

Sot fillon vaksinimi kundër COVID-19 për personat mbi moshën 65 vjeçare.

Procesi nis fillimisht me komunat e rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit të bashkëlidhur.

“Nga nesër, 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,(me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit të bashkëlidhur

#VAKSINOHU

Orari i vaksinimit kundër COVID-19

E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)

Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)
Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani

(Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

E premte, 14 maj: (08:00-19:30)

Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)
Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)

Të gjitha komunat: Në QKMF

E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)

Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)
Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)

Të gjitha komunat: Në QKMF”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Klan Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.