08-09-2024

Sot nisi viti i ri shkollor, Prizreni pa drejtor të Arsimit

Në rajonin e Prizrenit, sikurse në të gjitha shkollat e Kosovës,  sot filloi viti i ri shkollor 2019-2020.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor. Kjo pohohet edhe nga shkollat e komunës së Prizrenit. Shumë drejtorë të tyre, të cilët me publikimin e fotove nga punimet e bëra nëpër shkolla gjatë pushimeve, të bëra përmes rrjeteve sociale, kanë deklaruar se shkollat janë të gatshme për t’i pritur fëmijët.

Ky fillimivit Prizrenin ndërkaq e gjen pa të parin e sektorit të Arsimit, pasi drejtori i DKA-së, Gani Gërmizaj u shkarkua javën e kaluar , për sic është thënë parregullsi, nga kryetar i Komunës, Mytaher Haskuka. Kjo është hera e para pas lufte, kur fillimi i vitit shkollor nis pas drejtor të DKA-së, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Kryetari Haskuka,  në një letër drejtuar drejtorëve të shkollave të publikuar sot në faqen e tij në ‘facebook’, ku fillimisht ka uruar një vit të mbarë për të gjithë stafin e shkollave, nxënësit , mësimdhënësve dhe prindërit, Haskuka ndër tjera ka hequr edhe dilemat rreth mësimdhënësve të pranuar në konkursin e fundit. Ai ka njoftuar se përzgjedhja e fundit e mësimdhënësve është e pavlefshme,  duke paralajmëruar formimin e një komisioni.

Në kontekstin e fillimit të vitit shkollor,  nga ora 10:00, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në inaugurimin e shkollës fillore në fshatin Tërnj të Suharekës, ndërsa ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan.

Marrë parasysh rrezikshmërinë e lartë në trafik, aksidentet e kësaj vere, por edhe fillimin e vitit shkollor ku trafiku bëhet më i dendur dhe rrjedhimisht edhe më i pasigurt për fëmijët, Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli, Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS, i bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë./GazetaePrizrenit.net

Foto nga shfmu “Emin Duraku” Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.