Sot parashihet të bjerë shi
Sot fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s”.