Sot përkujtohet “Epopeja e Gorozhupit”
Sot shënohet 19-vjetori i “Epopesë së Gorozhupit.” Përvjetori mbahet në fshatin Gorozhup të Hasit, që ndodhet rrëzë malit të Pashtrikut.
Manifestimi kushtuar 36 dëshmorëve të rënë në të gjithë periudhën e UÇK-së në kuadër të brigadës sulmuese 128, mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Prof. Dr. Mytaher Haskuka.
Manifestimi përkujtimor fillon në orën 13:00.