Sot përurohet Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri
Sot do të përurohet Abetarja e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ceremonia e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë, pritet të fillojë në orën 10:00.
Bëhet e ditur se në ceremoni marrin pjesë Ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi. /G.S