Sot protesta kundër vendimit për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve
Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26% ka pasur reagime të shumta nga qytetarët.
Madje, janë organizuar edhe protesta, një prej të cilave do të mbahet sot para objektit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Protestën e sotme që fillon në ora 13:00 e organizon grupi në Facebook “Merakli t’kerreve” kundërshton vendimin e BQK-së.
“Duke e ditur këtë fakt i cili prekë xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.