22-12-2024

Sot rikthehet Superliga e Kosovës, P. C Prizreni sfidohet nga Trepça

Sot, rikthehet Superliga e Kosovës në basketboll me dy ndeshjet e para të javës së 12-të.

Dy rivalët e përbetuar, Peja – Sigal Prishtina do të ndeshen sërish, kësaj radhe në javën e 12-të të elitës së basketbollit tonë.

Ky është derbi i tretë për një kohë të shkurtër, ku dy skuadrat me traditë u përballën dy herë për Kupë. Në çerekfinale të Kupës, shënuan nga një fitore ndaj njëra-tjetrës, por bardhekaltrit kishin koshdallim më të mirë nga dy sfidat dhe kaluan në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me rivalen tjetër, Trepçën.

Në elitën e basketbollit, pejanët kanë pesë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prishtinasit gjashtë fitore e katër humbje.

Trepça – Proton Cable Prizreni, është një tjetër sfidë interesante që luhet sot. Këto dy skuadra poashtu u përballën në çerekfinale të Kupës, ku mitrovicasit fituan dy ndeshjet dhe kaluan në gjysmëfinale. Takimi do të zhvillohet sërish në Prizren. Kampionët e Kosovës janë në vendin e parë me nëntë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë tri fitore e tetë humbje.

Të dielën do të zhvillohet sfida shumë e rëndësishme ndërmjet Vëllaznimit dhe Borës. Kuqezinjtë kanë katër fitore e shtatë humbje, derisa prishtinasit dy fitore e tetë humbje, andaj pritet një sfidë mjaft interesante në Gjakovë.

Java e 12-të do të përmbyllet me takimin po ashtu mjaft interesant ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit kanë gjashtë fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit tetë fitore e tri humbje, prandaj do të jetë një luftë deri në fund për fitore.

Superliga/Java 12

E shtunë

17:00 Peja – Sigal Prishtina

19:00 Trepça – Proton Cable Prizreni

E diel

17:00 Vëllaznimi – Bora

19:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

Lexo edhe:

Vëllezërit Morina nga Hasi, talentë në sporte “marciale”

Asnjë koment

Comments are closed.